Shoqëria

Shoqëria FEAR sh.p.k është një kompani private, themeluar në Tiranë më 25/03/1995, me formë ligjore “sh.p.k.” dhe me NIPT J62020005V.

Selia qendrore e shoqërise ndodhet në Rruga Dritan Hoxha, Blloku Gintash, G/7, Nr. 11, Tirane, Shqipëri.

Aktiviteti

Objekti i aktivitetit te kompanise konsiston ne tregtimin me shumice dhe pakice te pjeseve te kembimit per te gjithe llojet e automjeteve, freksione, filtra, rripa, sisteme drejtimi dhe frenimi, sisteme elektrike, sisteme ftohje, pompa injeksioni, kushineta, kandele, kandeleta, fshirese xhami, vajra lubrifikante, alkol frenash, etj.

Te gjithe aktivitetin e saj te importit kompania e zhvillon me Gjermanine dhe perfaqeson Ekskluzivisht firmat me cilesore gjermane, te cilat jane ne te njejten kohe edhe furnizuesit per prodhuesit e automjeteve.

Synimet

Pikesynimi i kompanise sone ka qene dhe eshte te ofroje ne tregun e pjeseve te kembimit per automjete cilesine maksimale me çmime te pershtateshme per tregun shqiptar. Ne furnizojme afersisht mbi 90 % te tregut Shqiptar, bashkepunojme me me shume se 400 kliente, dyqane dhe servise, duke garantuar edhe nje prezence maksimale ne treg. Programi i furnizimit qe ne aplikojme, synon te kenaqe te gjitha kerkesat qe ka tregu, si ne cilesi por edhe ne game, per te gjitha markat e makinave.

Firma FEAR Shpk do te vazhdoje ne te ardhmen jo vetem te ruaj cilesine e produkteve qe ofron, por edhe te rrise ne menyre te vazhdueshme prezencen e saj ne treg.

Kapacitetet

Sot shoqeria ka nje personel mjaft te kualifikuar dhe me pervoje pune te gjate. Gjithashtu shoqeria disponon mjete, pajisje teknike dhe asete te tjera fizike per te realizuar pune apo projekte te shumellojshme ne fushat e aktivitetit te saj.

Furnitoret

Ne kemi marredhenie tregtare te vazhdueshme dhe te qendrueshme, gjithashtu edhe ekskluzivitete, nga shume prodhues potenciale Europiane.

Midis tyre mund te permendim:
MANN + HUMMEL, CONTITECH, LUK, INA, FAG, TRW, VDO SIEMENS, MONARK, MOTORAD, BREMI, DENSO, RUVILLE, GEBA, TRICO, ATE, SPAHN, AUTLOG etj.