Filtër ajri C24005
Filtri C24005, është filtër ajri, i përbërë nga fibra sintetike të ricikluara, ku 1 metër katror i filtrit përmban rreth 2 shishe 1.5l. Sipas kompanisë MANN+HUMMEL, qëllimi i tyre është të rrisin sasinë e fibrave të riciklueshme në masën 80%. Filtri i ajrit arrin një filtrim të shkëlqyer falë shtresës MICROGRADE A-S dhe heq 99.5% të grimcave të papastra me diametër 0.001-0.352 mm.
Në sajë të kapacitetit të lartë mbrojtës ndaj papastërtive, gjatë gjithë intervalit të shërbimit, kërkon vetëm 30% të sipërfaqes së celulozës. Tashmë filtri ka një pamje të veçantë me ngjyrën e gjelbër të fibrave të riciklueshme. Duke filluar qe nga nentori i vitit 2017, do dalë në treg dhe do jetë i aplikueshëm për makinat Toyota.