Vegël Pune

Vegël Pune – MANN FILTER

MANN FILTER tashmë do të ofrojë vegël të filtrit të vajit. Çelësat, të cilat fillimisht ishin prej çeliku, tani janë prej plastike, duke i bërë më të lehta për t’u transportuar dhe përdorur. Filtrat e vajit janë të lehta për tu montuar, por nqs ato janë përdorur për një kohë të gjatë, janë të vështira për tu çmontuar. Dhe për këtë vjen në ndihmë kutia e veglave të punës. Seti përmban 8 çelësa plastikë dhe 1 çeliku, të cilat në toal peshojnë 2.5kg. U publikua për herë të parë në 05/07/2017 dhe pritet që brenda vitit të jetë në të gjitha tregjet e pjesëve të këmbimit. E aplikueshme për të gjitha llojet e automjeteve.